( FOTO: Vendi ku ndodhi aksidenti në Laç)/

Dje pasdite në rrugët e Librazhdit që nga Ura e qytetit e deri në Qafë Thanë kanë rënë dy autobuzë me pasagjerë, njëri prej të cilëve me nxënës shkolle. Fatmirësisht nuk kishte njoftime të kobshme, vetëm tre pasagjerë u plagosën, por asnjë fëmijë.

Në Kosovë, sot në mëngjes, në një aksident të rëndë, kanë vdekur tre vetë- sipas njoftimeve nga media kosovare.

Në rrugët e afërta me Tiranën, sot rreth orës 10:30, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll., 40 vjeç,  banues në Laç, ka përplasur mjetin motorcikletë me drejtues shtetasin Z.H., 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetësja Sh.H.,  e cila është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Veritas.com.al/