Në rrjet, qeveria britanike ka lëshuar listën “New Year Honors 2020”, që përmban disa të dhëna identifikimi të më shumë se 1.000 subjekteve, personalitete të shquara, të cilëve do t’u jepen cmime nderi në 2020
Nga: Serena Granato
Edhe pak mungon nga goditja e mesnatës qe do ti jape udhe vitit te ri tashmë ne prag dhe qeveria britanike flet per veten, për një gafë të bujshme të fundit te vitit 2019.
Konkretisht, sipas asaj që është raportuar nga The Guardian, në faqen zyrtare të ekzekutivit britanik, gov.uk, është publikuar aksidentalisht një version i listës “New Year Honors 2020”. Dokumenti në fjalë përmban disa të dhëna identifikimi të yjeve, politikanëve, nëpunësve civilë, oficerëve të policisë, agjentëve te antiterrorit dhe jo vetëm, të cilët në 2020 do të nderohen me cmime nga Mbretëresha Elisabeta II.
Sipas indiskrecioneve të siguruara nga burimi i njohur, dokumenti “i inkriminuar”, i shperndare në rrjet nga qeveria britanike dhe jo nga një haker – siç mund të mendohet- ishte hequr menjëherë. Ose të paktën kjo është ajo që del nga deklaratat e një zëdhënësi të zyrës së Kabinetit, i cili kërkoi falje në emër dhe për llogari të ekzekutivit britanik për faktin se ishin shperndare gabimisht, duke shkelur kështu të drejtat e privatësisë të mbi 1.000 subjekteve që do të marrin cmime nderi në vitin e ardhshëm: “Një version i listës së New Year Honours 2020 eshte publikuar gabimisht dhe përmbante adresat e marrësve. Të dhënat u hoqën menjëherë.I kërkojmë falje të gjitha viktimave, po i kontaktojmë direkt “.
Midis viktimave,edhe disa yje si Elton John dhe Olivia Newton-John
Dokumenti inkriminues, i pare nga The Guardian dhe që përmbante të dhënat e identifikimit të 1097 personave, ishte në rrjet nga ora 22.30 e të Premtes deri në orët e para të mëngjesit të së Shtunës. Në listën e nderimeve të parashikuara për vitin 2020, për shumicën e personaliteteve të shquara janë bërë të njohura kodet postare, emrat e rrugëve dhe numrat e shtëpive. Midis më shumë se 1.000 personave, të dhënat e identifikimit të të cilave janë shpalosur si adresa e vendbanimit dhe punës së tyre, përfshihen ylli i pop-it Elton John, ylli i filmit Grease, Olivia Newton-John, dhe gjithashtu regjisori i famshëm Sam Mendes.
Në lidhje me dokumentin origjinal të listës inkriminuese,qe sipas The Guardian do të jete hartuar dhe aprovuar gjatë udheheqjes së Theresa May, eshte shprehur edhe kjo e fundit. “Në fillim nuk mund ta besoja – tha May – por më pas kontrollova faqet dhe pashë që nuk kishte asgjë mbi to dhe kuptova se ky duhet të ketë qenë një gabim katastrofik”.
Veritas.com.al