Socializmi po bëhet gjithnjë e më normal në mesin e amerikanëve që identifikohen si Demokratë, sipas një sondazhi të fundit, ndërsa miratimi i tyre për kapitalizmin bie në të njëjtën kohë.
Një sondazh i Gallup i kohëve të fundit tregoi se 57 për qind e Demokratëve e shohin socializmin pozitivisht, ndërsa 47 për qind e Demokratëve e shohin kapitalizmin pozitivisht. Në të gjithë rreshtin, vetëm 16 për qind e Republikanëve e shohin socializmin në një dritë pozitive, një numër ende frikshëm i lartë midis atyre që identifikohen si konservatore.
Sondazhi i Gallup shton se të rinjtë kanë më shumë gjasa të favorizojnë socializmin sesa ata që janë më të moshuar. “Dëshmi për këtë është gjetur në mbështetjen e fortë te votuesve më të rinj qe i dhanë Bernie Sanders gjatë fushatës së tij presidenciale të 2016,” thotë Gallup, “dhe në kandidaturën e Ocasio-Cortez.”
Socialistët – që konkurrojnë për zyra si demokratë – po zgjidhen ne të vërtetë, pasi premtojnë t’u japin amerikanëve të rinj shërbime falas, në të cilat ata do te bëjnë të paguajnë brezat e tjerë.
Këta politikanë e vetëquhen “socialistë demokratikë”, duke i sjellë politikat socialiste si “medicare-për-të gjithë” në bashkëbisedim kombëtar, qe normalizon konceptin e kujdesit shëndetësor në mesin e amerikanëve, nga djepi ne varr, shumë prej të cilëve janë shumë te rinj për të kujtuar ditët e Bllokut Sovjetik, kur socialistët kishin më shumë kontroll.
Ekonomisti i vonshëm amerikan Milton Friedman tha një herë: “Shoqëria e cila është socialiste nuk mund të jetë demokratike, në kuptimin e garantimit të lirisë se individit individuale”.
Gallup thotë se kjo kohë do të tregojë nëse apeli i socializmit është një fazë në mesin e të rinjve dhe do të zhduket ndërsa rritet, ose nëse këto besime të qeverisë së madhe janë “një pjesë më permanente e besimeve politike” nga individë që i përkasin brezit te mileniumit.
28 vjeçarja e Universitetit Brown, Rep. Ocasio-Cortez, është një nga gjeneratat e para të mileniumit që u zgjodh për ne kongres.
Përfaqësuesja e sapo zgjedhur është ne thelb një socialiste e mileniumit, që shumë universitete duket se po nxjerrin sot, si një dëshmi për cilësinë e arsimit të lartë të sotëm që duhet të ri-ekzaminohet.
Veritas.com.al/