Gardisti Ervin Murati, që u plagos dje në aksidentin rrugor ku u përfshi eskorta e kryeministrit Rama, në rrugën Pogradec- Korçë, sipas mjekëve, nuk ka përmirësim.

Mjekët thonë se Murati mbetet në një terapi intensive, por pa rezultatin e duhur. Ai ndodhet i shtruar që dje në Spitalin ushtarak në Tiranë.

Dy gardistët e tjerë të dëmtuar në të  njëjtin aksident kanë lënë spitalin e Korçës dhe janë drejtuar për në familjet e tyre.

Ndërsa mësohet nga Policia se drejtuesi i automjetit ‘Wolksvagen’ që shkaktoi aksidentin, ndodhet në Policinë e Korçës në gjendje ndalimi, por pa masë gjyqësore.

Veritas.com.al/