Gazeta e vjetër beogradase “Blic”, përmes një shkrimi të saj, ka zbuluar planin e “miqësisë së afërt” mes kryeministrit serb Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Rama. Sipas saj, nuk është adrenalina e takimit vëllazëror të ndaluar serbo- shqiptar, ajo që i ka rritur tonet e miqësisë, por janë interesat financiare në biznes.

Të dy kryeministrat ë bashku kanë nisur një projekt për ndërtim hidrocentralesh në rajonin  Ballkanik; më saktë në dy vendet respektove Serbi e Shqipëri

Kompania beogradase “Hidroteknika – Hidroenergjetike” dhe Korporata Shqiptare e Energjisë ( KESH) po ndërtojnë një koncorcium i cili do të marrë përsipër zhvillimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në botë, shkruan e përditshmja” Blic” e Beogradit.

I tërë dokumentacioni për regjistrimin e kompanisë së parë shqiptaro-serb është gati, prandaj pritet që ajo të regjistrohet zyrtarisht deri në fund të javës.

/Veritas.com.al/