Komisioni Parlamentar i Medias ka vendosur sot që gazetarja Alida Tota të dëgjohet në një seancë speciale.

Aida Tota ishte drejtore e redaksisë së Lajmeve në Televizionin A1. Ajo u shkarkua nga detyra dhe u pushua nga puna për shkak se kryesoi punën për krijimin e një reportazhi investigativ televiziv mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Ngjarja ndodhi në landfillin e Sharrës; ku edhe Arditi 17 vjeç ishte i punësuar dhe punonte në orët e natës si punëtor. Një ekskavator e shtypi adoleshentin. Trupin e tij e mbuluan nën mbetjet e landfillit, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

E tëra u krye nën “kujdesin” e pronarëve të landfillit, të cilët ishin licencuar nga vetë kryetari i Bashkisë. Thirrja për të punësuar sa më shumë të rinj (fëmijë) në landfillin e Tiranës ishte lëshuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Opozita dhe mediat e kanë konsideruar vrasjen e Arditit “një krim shtetëror”.

Shoqëria civile ka organizuar disa mitingje para selisë së Bashkisë ku ka kërkuar qartësi në gjykimin dhe ndëshkimin e krimit. Kryetari i Bashkisë ka refuzuar takime me familjarët e viktimës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile që kërkojnë shpjegime.

Dukomentari i prodhuar nga ekipi televiziv nën kryesimin e gazetares Alida Tota hedh dritë mbi të vërtetën e vrasjes së 17 vjeçarit dhe përpjekjet shtetërore  për fshehjen e krimit.

Me gjithë paralajmërimin se “dokumentari do të transmetohet”, ai u ndalua që të shfaqet në ekranin e Televizionit “Vizion Plus” për të cilin ishte prodhuar.

Gazetarja Tota, tashmë gazetare në A1 TV, u pusha nga puna nga pronarët e televizionit që ishin të lidhur me qeverinë. Aksioneri kryesor i TV, Koço Kokëdhima ishte deputet i PS dhe miku më i afërt i kryeministrit Rama.

Gazetarja Tota fitoi të drejtën të dë dëgjohet në një seancë të Komisionit Parlamentar, pasi shumica në këtë komision ka humbur shumicën. Në favor të gazetares votuan jo vetëm deputetët e Opozitës, por edhe dy deputetë të maxhorancës:  Mimoza Hafizi  (ish e PS) dhe Kejdi Mmehmetaj e LSI.

/Veritas.com.al/