Basha nuk ankohet dot për blerje votash! Madje më shumë u ankua për parregullsi OSBE/ODIHR se sa kryetari i Opozitës. Me këtë konstatim, deputei i PD dhe ish- ministër, Genc Ruli ka folur për tv abc neës pak para se të mbahet mbledhja e kryesisë së PD që do të vendosë fatin mes “zgjedhjeve” dhe “farsës” së zgjedhjeve në PD.

Në qoftë se anëtarët e kryesisë do të dëgjonin Rulin, dhe para kësaj- në qoftë se do të kjishin ndërgjegje mesatare, atëhre do t’i bënin thirrje shansit për të mos vrarë PD-në

Ish-ministri i PD, Genc Ruli ka folur për situatën në PD. I pyetur për moskandidimin, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq.

Ruli deklaroi se kryeministri Rama është i përfshirë në zgjedhjet e PD-së.

Sipas tij, mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshtarët e Bashës. Ai tha se Selami nuk është kandidat i vërtetë i garës.

“Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje”, tha Ruli.

Duke folur për “ABC Neës”, Ruli se është i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj.

Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën”, tha Ruli.

Veritas.com.al/