Genc Ruli ka marrë vendim për të mos e vazhduar më tej karrierën politike.

Ruli është një nga nismëtarët kryesorë për themelimin e Partisë Demokratike dhe të pluralizmit politik në Shqipëri. Ka qenë disa herë ministër dhe deputet në radhët e Partisë Demokratike. Për gazetën ‘Panorama’ zoti Ruli u shpreh se “I kam komunikuar kryetarit të Partisë Demokratike se nuk do të kandidoj me për deputet dhe tërhiqem nga politika”.

Në tre legjislaturat e fundit ai ishte deputet i Gjirokastrës, ku fillimisht u zgjodh në sistem maxhoritar dhe me pas në dy legjislatura kryesonte listën në këtë qark.

Veritas.com.al/