E ëma e presidentit historik amerikan ishte shqiptare nga rajoni i Pejës. Kjo besohet se vetë presidenti Washington ka lënë një letër ku shkruan që Amerika duhet të mbrojë shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Nga: John McCallum / Reuters

Instituti i Biokimisë dhe Genetikës The Institute me qendër në Schafhausen, Sëitzerland, ka publikuar rezultatet e kërkimeve më të gjëra genetike të liderve botëror, dhe sipas tyre del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara, George Washington, ka qenë me origjinë shqiptare.

Instituti, i cili ka bërë kërkime gjerësisht mbi mostrat genetike të presidentit Amerikan që udhëhoqi vendin gjatë luftës për liri kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washington ishte 50 për qind shqiptar, që do të thotë se njëri nga prindërit e tij ishte 100 për qind shqiptar.

Ndërsa Instituti i Basel nuk shkon te detaje rreth zbulimit të vet epokal, ekspertët nga institute të tjerë kanë nxituar të konfirmojnë këtë pohim, duke evokuar gjithashtu të tjerë si gjenealogjinë dhe gjuhën.

George Washington ishte politikani kryesor dhe lideri ushtarak në vitet 1775-1799, që udhëhoqi vendin në periudhën kur u shkrua Kushtetuta; ai zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes të cilat sot e kësaj dite janë themeltare për punën e Shtëpisë së Bardhë,

Në Shtetet e Bashkuara është konsideruar “Baba i Kombit”.

E ëma shqiptare.

Sipas gjuhëtarit Albert Myko, i Institutit të Gjuhësisë në Universitetin Berkley, Calif të SHBA, ka të tjera prova se e ëma e George Washington ishte shqiptare.

“George Washington ishte biri i Augustin Washington dhe Mary Ball Washington. Mary në fakt, është Mary Bala, prindërit e të cilës ishin nga Peja, në Kosovën e sotme.

Marija ka lindur në Lively, Virginia, SHBA në 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty në 1706, pas një udhëtimi të gjatë nga Ragusa, Dubrovniku i sotëm, duke udhëtuar për nga Britania për në tokën e premtuar, Amerika, Historia e udhëtimit të gjyshërve të G. Washington nga Kosova për në Amerikë është përshkruar në biografinë e Mary Ball Washington të Virginia Carmichael, e publikuar në vitin 1850. Ka madje edhe fjalë se Balaj kanë ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë një deformim i emrit të fshatit Isniq, në territorin e Deçanit, thotë Myko, i cili tregon se historia e tij për një kohë të gjatë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe  aty është përmendur origjina shqiptare e G. Washington. Tani studimi është nxjerrë nga lista e të ndaluarave nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Sipas kësaj, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ranë dakord të thonë se nuk ishte një koincidencë kur zëvendës presidenti Joe Biden përmendi ish presidentin G. Washington “në lidhje me kryeministrin e Kosovës”.

Veritas.com.al