Ministria e Jashtme njoftoi se është gjetur njëri prej marinarëve shqiptarë që ndodheshin në peshkarexhën që ishte marrë peng nga egjiptiani Adel Muhamed Salam. Sipas autoriteteve është gjetur në gjendje të qëndrueshme marinari shqiptar Luan Mema . Ai ndodhej në bordin e anijes Çelepia 2 e cila mësohet se ishte ankoruar në portin e Aleksandrisë në Egjipt dhe u zbulua dje nga marina egjiptiane.

 

Pas bllokimit të peshkarexhës nga marina egjiptiane, ajo është transferuar në një port ushtarak ne Aleksandri. Ambasada jone ne Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale te sigurise dhe hetimit, te cilat informuan se mes personave te ndaluar ne bordin e peshkarexhes u gjet edhe shtetasi shqiptar Luan Mema.

 

Ambasada shqiptare ne Egjipt thotë se po kujdeset për t’i ofruar asistencën konsullore të nevojshme, si dhe ne bashkëpunim me autoritetet egjiptiane, pas përfundimit te hetimit do te japë gjithë ndihmën e mundshme per kthimin marinarit Mema ne Shqiperi.

 

Autoritet egjiptiane jane duke punuar per gjetjen e vendndodhjes se shtetasit tjetër shqiptar, Dhimiter Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje.