Përmes një deklarate në media, anëtari themelues i “SFIDA për Shqipërinë” thotë se Institucioni i Presidentit po zhvlerësohet, pasi po përdoret si një truk dhe bakshish politik dhe jo si një zgjedhje e përgjegjshme për të ndihmuar vendin të dalë nga ngërçi politik ku ndodhet.

“Si gjithmonë, në skenën tonë politike ajo që mungon është transparenca. Duhet të ishin bërë publikë kandidatët për detyrën e kryetarit të shtetit dhe të kishte një debat paraprak rreth figurës së tyre, përpara se të fillonte procesi”, thekson Bojaxhi.

Krahu politik i Sfidës për Shqipërinë, ende pa filluar procesi, duket qartazi se figura e zgjedhur do të jetë ose shërbëtor ose një ushtar i maxhorancës, duke humbur kështu mundësinë e zgjedhjes së një figure konsensuale që të bashkojë shqiptarët me politikën.

“E ftoj Partinë Demokratike dhe forca të tjera opozitare që të lënë pas fjalët se janë të shqetësuara për demokracinë në vend dhe të ndërmarrin sjellje konkrete në rastin e këtij institucioni thellësisht të rëndësishëm”.

Presidenti nuk duhet të jetë aneks partiak, por një figurë unifikuese. Deri sot hantikapi i zgjedhjes së një presidenti partiak ka prodhuar ngërç krizat pasi mungesa e besimit te Presidenti i ka shtyrë palët që në raste krizash ta kërkojnë e ta presin zgjidhjen nga jashtë l, kur në fakt ajo duhet të vijë pikërisht nga kryetari i shtetit si një institucion mbi palët. Presidenti duhet të jetë një përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët përfundon qëndrimin e tij Gjergj Bojaxhi.

/Veritas.com.al/