Azilkërkuesit shqiptarë nuk do të mund të qëndrojnë më shumë se 3 javë në kampet e pritjes në Gjermani. Partitë në koalicionin qeverisës arritën marreveshjen për ligjin e emigrantëve. Kancelarja Angela Merkel shpalli publikisht, pikat për të cilat është rënë dakort me partnerët e saj në koalicion, kryetarin e SPD-së, Sigmar Gabriel dhe atë të CSU-së, Horst Seehofer.
Ndryshimet prekin edhe refugjatët që vijnë nga vendet e sigurta të origjinës, ku përfshihen shqiptarët. Tashmë përgjigja për azilkërkuesit shqiptarë do të merret brenda një afati shumë më të shkurtër.
Azilkërkuesit shqiptarë do tëp resin nga një, deri në tre javë në kampet e pritjes. Nëse përgjigjja do të jetë negative, atëherë ata do të riatdhesohen menjëherë.