Zyrtarët gjerman i thanë dje Turqisë që parlamentarët Gjerman duhet të lejohen të vizitojnë 250 ushtarë gjerman të stacionuar në Bazën Ajrore të Incirlik në Turqi, dhe të pranojnë një vizitë të planifikuar për në tetor, një zëdhënës i Ministrisë së Jahstme tha sot, e Premte.

Matthias Schaefer, zëdhënës i Ministrisë tha se zyrtarët Turq dhe Gjerman mbetën në bisedime rrth kësaj çështjeje. Ai tha se mbetet të shihet se si zyrtarët Turq dhe Gjerman do t’i përgjigjen kërkesës së parlamentarëve për të udhëtuar drejt bazës në muajin Tetor.

Turqia ka ndaluar parlamentarët që të vizitojnë bazën, sipas një përgjigjeje të votës së parlamentit gjerman në qershor të vitit 2015 sipas të cilës “masakra e forcave Otomane mbi Armeninë ishte gjenocid”. Zyrtarët gjerman kanë thënë se rezoluta nuk ka marrë formë ligjore.

( Reuters- Veritas.com.al)