Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë katër qarqet që tashmë e kanë fituar betejën me COVID, ku aktualisht nuk kanë asnjë rast të ri me koronavirus! Ndalur në raportimin ditor, mësohet se fatmirësisht edhe sot nuk ka pasur asnjë humbje jete, e ndërsa vihet re një rritje të lehtë të rasteve të reja krahasuar me nje dite me pare

Si rezultat i 3138 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me COVID 7 persona, nga këto 4 raste në Tiranë dhe nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Me këto 7 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, shkon në 56 numri i pacientëve aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin tonë, e ndërsa situata paraqitet e qetë në spitalin Infektiv. Në të vetmin spital COVID në vend rezulton i shtruar vetëm 1 pacientë që po merr trajtim spitalor të specializuar.

“Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.