GJKKO ka marrë vendimin për 10 të arrestuarit dy ditë më parë në Gjykatën e Krujës.

Në vendimin e kësaj të shtune trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, Avokatin Aldo Tabaku dhe të arrestuarit e tjerë.

Masa e sigurisë arrest me burg është dhënë për shtetasit; Manulema Mallakuci, Shkeqlim Korbi, Saimir Petani, Bledar Petani, Altin Skenderaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj  dhe Isuf Tanuzi.

Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha është shprehur se gjykata e ka lënë në burg, edhe pse ky sipas tij ishte një vendim i padrejtë.

U la siç ishte caktuar nga gjykata, megjithëse kushtet ligjore, sidomos për gjyqtaren, janë të tilla që s’duhet të ishin. Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që ka një fëmijë minor dhe një fëmije të sëmurë. Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane, që ligji është i detyruar t’i respektojë, të fëmijës autik dhe fëmijës së mitur. Është një nënë që rrit dy fëmijë e vetme”, deklaroi avokati Vishaj.

VERITAS.COM.AL