Këtë të hënë Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për të pandehurit e inceneratorit të Fierit.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News së është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar për ish ministrin Lefter Koka, ish deputetin Alqi Bllako, ish zyrtari i Feredatës Kombëtare të Futbollit Arben Dervishaj 13 të pandehurit e tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Një vendim i tillë do të thotë se nëse të pandehurit do të shpallen fajtorë, do të përfitojnë 1/3 e gjykimit. Ndërkohë për tre shtetasit e tjerë Etleva Kondin, Arens Myrtezanin dhe një shtetas italian gjykimi do të jetë i zakonshëm.

Ndërkohë më parë gjatë paradites së kësaj të hëne në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar kërkesa e Arben Devishaj ku kërkonte që dosja të shpallej moskopetencë dhe dosja të kalonte në Gjykatën e Tiranës, pasi sipas avokatëve të tij ai ka korruptuar zyrtarë por jo zyrtarë të lartë publik.