Gjykata e Posaçme ka fundosur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pavarësisht manovrave dhe skemave, dosja e Gërdecit do të kalojë për gjykim.

Dosja ‘Gërdeci’ do të kalojë për gjykim. Ky është vendimi që u mor sot në seancën paraprake të GJKKO që e bën ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu zyrtarisht të pandehur. Deputeti Mediu nuk është paraqitur në seancën paraprake të ditës së sotme, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës. E pranishme në seancë ishte edhe familja Durda. SPAK u përfaqësua sot me tre prokurore, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho.

Seanca paraprake u zhvillua për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim. Më herët ish-ministri Mediu nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

Në përditësim…