Gjykatës së Elbasanit këtë të premte ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në vendin tonë pasi u kap në Uzinën e Gramshit.
Avokati mbrojtës i 33 vjeçares ka theksuar se vendimi i gjykatës ishte i duhuri,. Pasi asaj në vendin e saj i rrezikohej jeta.
“Ishte një vendim i bazuar në ligj pasi i pati provat se nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi do të përndiqej, pasi qëndrimi i saj ishte kundër Putinit”, ka thënë avokati i saj mbrojtës Fatmir Lushi.
Gazetarja Edisona Skenderaj raporton për ABC Nëes se në vendimin e sotëm gjykata ka marrë parasysh kërkesën e Ppokurorisë së Elbasanit, e cila argumentonte se rusja nuk mund të kthehej në Rusi pasi i rrezikohej jeta.
Gjithashtu një tjetër arsye se pse gjykatësi ka marrë një vendim të tillë është se ajo në vendin tonë ka dhe një gjyq tjetër ku është e akuzuar për spiunazh.
Kujtojmë se Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.