Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi hartën e re gjyqësore. Vendimi është marrë me shumicë votash pas padisë së bërë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Avokatët dërguan në Kushtetuese hartën e re që po zbatohet nga shkurti  me pretendimin se minimizon aksesin e qytetarëve në drejtësi, por në të njëjtën kohë ndikon në kostot financiare.

Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të kaluar, ku përveç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla, një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun./