Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancën e ndërprerë plenare për të diskutuar dhe më pas për të marrë një vendim vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo.

Në seancë janë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi,  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, dhe partia Bindja Demokratike. Gjithashtu është edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.

Avokati i shoqatës së bashkive, Jordan Daci i ka bërë  thirrje Gjykatës Kushtetuese që ta injorojë mendimin e Komisionit të Venecias. Sipas tij Opinioni Këshillues në rastin tonë, nuk mundet kurrsesi të diktojë qëndrimin përfundimtar të Gjykatës për këtë çështje, pasi kërkimet dhe pretendimet e kërkuesit dhe të palëve të tjera, duke përfshirë edhe vlerësimet ‘ex officio’ që mund të bëjë gjykata, tejkalojnë mendimin në fjalë.

Ndërsa përfaqësuesja e Kryeministrisë ka kërkuar nga Gjykata respektim të mendimit të Venecias dhe pasi sipas saj Kushtetuesja nuk ka kompetencë për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Sa i përket qëndrimit të Kuvendit, përfaqësuesja e këtij institucioni tha se shoqata nuk legjitimohet për kërkesën e depozituar. Ajo gjithashtu nënvizoi se është dakord me mendimin e Venecias se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë vlerësimit e kushtetuetshmërisë së zgjedhjeve.

Juristja e Presidencës Ketrin Treska kërkoi pranimin e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Sipas saj zgjedhjet pa opozitën ishin problematikë pasi qytetarëve iu hoq mundësia e zgjedhjes dhe ato votime ishin antikushtetuese.