AP

16 Mars 20201

Gjykata Kushtetuese e Rusisë ka aprovuar një ligj mbi ndryshimet kushtetuese që mund të lejojë Vladimir Putin të mbetet në pushtet edhe 16 vjet të tjerë

MOSKE (AP) – Gjykata Kushtetuese e Rusisë të hënën miratoi një ligj mbi ndryshimet kushtetuese që mund të lejojë Vladimir Putin të qëndrojë në pushtet për 16 vjet të tjerë.

Ligji ende duhet të aprovohet në një referendum kombëtar që është planifikuar për 22 Prill. Aprovimi i gjykatës erdhi vetëm dy ditë pasi Putin nënshkroi ligjin.

Sipas ligjit aktual, Putin nuk do të jetë në gjendje të kandidojë përsëri për president në 2024 për shkak të limitit te mandatit, por masa e re do të rivendosë llogaritjen e afateve, duke e lejuar atë të kandidojë për dy mandate të tjera gjashtë vjeçare. Ai ka në pushtet që nga viti 2000.

Ndryshime të tjera kushtetuese forcojnë më tej presidencën dhe theksojnë përparësinë e ligjit Rus mbi normat ndërkombëtare – një masë që reflekton iritimin e Kremlinit me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe organe të tjera ndërkombëtare që shpesh kanë nxjerrë verdikte kundër Rusisë.

Ndryshimet gjithashtu ndalojnë martesën e të njëjtit seks dhe përmendin “një besim, në Zot” si një nga vlerat tradicionale të Rusisë.