Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, që e gjeti fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu, gjykata gjeti fajtor për shkatërrim të pronës fadromistin, Durim Margjekaj dhe e dënoi atë me kusht që të paraqitet në shërbimin e provës.

Dhe administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku, i cili u dënua po ashtu me kusht për “Shpërdorim detyre”.

Sipas SPAK kryebashkiaku lejoi ndërtimin e një rrugë rurale, duke i shkaktuar një dëm natyror që kap vlerën e 234 milionë lekëve.