Është zhvilluar  sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau mëngjesin e së martës 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Gjykata ka vendosur masën  “Arrest me burg”, raporton Shqiptarja.Com.

Është zhvilluar  sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau mëngjesin e së martës 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Gjykata ka vendosur masën  “Arrest me burg”.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar se në seancë polici i akuzuar ka deklaruar se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.

“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në ora 01.9 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s’do ja uroja askujt në jetë”, mësohet të ketë thënë ai.

Efektivi Hajdaraj ka kërkuar që në seancë të jetë edhe familja e Klodjan Rashës që ai të ketë mundësi të kërkojë falje publike.

Akuza zyrtare e lexuar në seancën gjyqësore policin Nevaldo Hajdaraj, është ajo e “Vrasjes së kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, e parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim deri në shtatë vite burg.

Avokati i të akuzuarit, Adriatik Cami, ka kërkuar një masë më të butë si “Arrest Shtëpie” për situatën familjare në të cilën ndodhet efektivi Nevaldo Hajdaraj.

Lajm në përditësim…