Gjyqtarja e Krimeve të Rënda që vendosi të caktojë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri është Liljana Baku.

Që në fillim, ajo ka gjykuar gjatë hetimeve paraprake çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Baku është gjyqtarja që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo la në burg edhe biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë një shumë e konsiderueshme eurosh dhe pasaportat detare të Tahirit.

Baku ka pasur në gjykim edhe çështjen e Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i Habilajve dhe i ekstraduar në janar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ajo ka refuzuar lirimin kundrejt garancisë pasurore të Orest Sotës, por ky i fundit e fitoi lirinë në Apel, ashtu sikurse edhe Tahiri rikthimin e pasaportës.

Kujtojmë se Liljana Baku pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ushtrimin e kontrollit në banesën e Tahirit, në një kohë që prokuroret ishin përballë Kuvendit për autorizimin që do t’u lejonte arrestimin e Tahirit.

A KA FRIKË LILJANA BAKU?…

Veritas, 15 Dhjetor 2017:

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda u vendos masa e ndalimit të ish- ministrit Saimir Tahiri për të udhëtuar jashtë vendit. Vendimi u mor nga gjykatësja Liljana Baku. Mbrojtja ligjore e Tahirit deklaroi se do ta apelojnë vendimin.

Megjithatë ky mbetet një vendim i mirëpritur në publik dhe njëkohësisht me peshë të veçantë. Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm në periudhën kur vendi u ‘mbyt’ në kanabis dhe ky vetë u kap në krye të bandave që trafikojnë lëndë narkotike në vendet e Europës. Gjithashtu u kap edhe duke larguar nga shtëpia pasurinë e fundit, ose disa ‘para xhepi’ që kapnin shumën 836 mijë euro. Aq pak ishin për atë saqë i kishte harruar në sedijen e makinës së një shoku

A ka frikë gjykatësja Liljana që merr të tilla vendime kundër njerëzve me pushtet të lartë dhe me shumë para? Kjo është pyetja e parë.

Pyetja e dytë është: Cila është gjykatësja Liljana Baku?

Para se të merrte vendim kundër të rrezikshmit Saimir Tahiri, gjykatësja Bakiu ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ‘grupin terrorist’ të Imamëve.

Grupi i imamëve të vetëshpallur të akuzuar për terrorizëm nuk e kanë pritur mirë vendimin që Gjykata për Krimet e Rënda.

Gjatë leximit të vendimit nga kryesuesi i trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.

Thuajse gjatë gjithë seancës ata kana thirrur vazhdimisht: ‘Allahu Akbar’.

Por edhe jashtë gjykatës, kanë qenë mbështetës dhe familjarë të imamëve të vetëshpallur të cilët kanë kërcënuar kameramanët dhe gazetarët e pranishëm që të mos filmonin. Për të normalizuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja”.

Gjykatësja Liljana Baku ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda. Para dy vjetësh, si sot, në prag të vitit të Ri, Ermal Hoxha kërkoi leje për të festuar vitin e ri në familje. Por Liljana Baku vendosi ‘jo’.

Media shkruante atë ditë se:

“Gjykata për Krimet e Rënda e ka prerë në mes dëshirën e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha, për të kaluar festat e fund-vitit jashtë qelisë.

Hoxha mbahet i izoluar që prej shkurtit të këtij viti, pasi u arrestua si një nga të anëtarët e një rrjeti të trafikut të kokainës, që përpunohej në laboratorin e Xibrakës”.

Gjyqtarja Liljana Baku ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga avokati mbrojtës i të dyshuarit Ermal Hoxha për lirim nga qelitë e paraburgimit. Për shkak të këtij vendimi, Hoxha është i detyruar ta kalojë në burg natën e ndërrimit të viteve. Burime brenda seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura bënë me dije se avokati ka kërkuar zëvendësim e masës së sigurisë me një masë më të butë se ajo e “arrestit në burg”.

Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rrezarta Shkurta, qëndron në qeli që prej datës 14 janar. Më 17 janar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi ndaj tij një masë sigurie “arrest në burg”. E njëjta masë u la në fuqi edhe nga Apeli i Krimeve, më 6 shkurt.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Ermal Hoxha është një nga anëtarët e një rrjeti të përpunimit dhe trafikimit të kokainës. Sipas organit të akuzës, në dosjen hetimore gjenden përgjime telefonike dhe përgjime ambientale, që provojnë komunikimet e Hoxhës me të dyshuarit e tjerë, si edhe hyrje daljet e tij në laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë.

Edhe në krimin e  trafikut të armëve, Lilajana Baku ishte po në vijën e parë të rrezikut dhe mbrojtjes së ligjit. Me 5 Dhjetor 2010 janë arrestuar katër presona, mes tyre një qytetare gjermane, që trafikonin armë në Qafë Botë, Sarandë.  Qytetarja gjermane tentoi te kalonte armët e te dashurit shqiptar ne këmbë ne piken kufitare te Qafe Botes

Gjyqtarja Liljana Baku me kerkese te prokurorit Gentian Trenova vendosi qe te arrestuarit Akili Buratzi, Sokol Lepuri, Sefer Lleshi e Altin Kaca te mbesin ne qeli ndersa u vendos lirimi i shtetasit Elidon Kerpi nen masën e sigurisë detyrim per paraqitje.

Ky vendim sipas togave te zeza erdhi pas arrestimit te gjermanes Buratzi ne piken e kufitare te Qafe Botes ne Sarande ndërsa tentonte kalimin e 4 pistoletave qe i mbante ne trup. Gjermanja Akili Buratzi e nga Lajpcigu i Gjermanisë qe jeton ne Parga te Greqise ishte njohur tre muaj me pare me Sokol Lepurin emigrantin shqiptar.

… Kjo është gjyqtarja që ndaloi ish ministrin Tahiri që të mbajë pasaportë për jashtë shtetit.

Vendimet e zonjës Baku janë të rënda dhe të rrezikshme.  Të gjithë klientët e saj janë me pushtet dhe me pasuri…

 

Veritas.com.al