Nga Veritas.com.al/

Përfaqësuese e lartë e Politikës së Jashtme  të BE, zonja Federica Mogherini, zbriti mbasdite në Rinas që nga Beogradi ku mori mesazhin se “duam Rusinë, jo BE-në”. Menjëherë nisi disa takime. Diku u ndje e bezdisur, për shembull në takimin me kryetarin e Kuvndit, Ilir Meta, i cili i tha të njëjtën gjë që kishte thënë ministri i Drejtësisë, Vasili. OMN- një organizëm jashtë- kushtetues- tha Meta- nuk mund të jetë normalitet në një reformë drejtësie.

Zonja Mogherini nuk u ndje mirë dhe nuk e përmendi më.

Edhe në takimin me Presidentin e Republikës, diplomatja e BE, shkoi me të vetmen ide që të shtonte numrin e presidentëve që ka takuar gjatë karrierës së saj.

Takimin me kryetarin e Partisë Demokratike dhe të Opozitës, e kishte fshirë. Mirëpo një presion i ardhur nga Gjermania e detyroi të ndryshojë agjendën. Gjermania ndodhet në një situata “as me të majtën as me tog djathtën”, përderisa vetë zonja Merkel, e djathtë, u shndërrua në një përkrahëse të praktikave moçalore të të majtëve. Por sidoqoftë, nuk do të mund të lejonin që në organizatën ku bëjnë pjese- BE; të ndodhë që përfaqësuesja e BE të mos takojë përfaqësuesin e Opozitës. Aq më tepër që Opozita ndodhet në një protestë masive popullore ku po kërkon zgjedhje të lira e të ndershme përballë një qeverie që sot departamenti i Shtetit i SHBA e cilësoi si “të korruptuar në të gjitha nivelet”.

Qeveria e Shqipërisë është qeverie  një vendi të mbjellë me lëndë narkotike dhe ku bëhen politika mafioze me drogën. Në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Por sonja Mogherini nuk deshi të dijë për këtë. Ajo nuk tha asnjë fjalë për prodhimin kryesor të vendit që është droga.

Takimin me zotin Lulzim Basha- kryetar i Opozitës e kreu me përtesë, shkoi në kafen e takjimit me vonesë dhe doli për tre minuta. Pas kësaj, zoti Basha shkoi te protestuesit dhe iu tha”Të vendosur të mos bëjmë asnjë hap prapa!” Ai iu bëri thirrje “Asgjë nuk do të jetë siç është sot”.

Më në fund u takua me kryeministrin, kryetar  i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky ishte takimi më i dashur i zonjës Mogherini. Aty ajo deklaroi se “opozita po pengon Vettingun” dhe se “dialogu duhet në Kuvend”. Sikur nuk e dinim këtë gjë që e ka lënë koha prapa.

Dhe më në fund gjeti rastin të mbrojë vilën luksoze të ambasadores së saj, Vlahutin. Media Europiane dhe shqiptare po tregojnë shpërdorime fondesh të taksapaguesve të BE, por Mogherini ed mbroj korrupsionin. Mediat kanë shkruar se dyshojnë që Mogherini ka gisht në përfitime me vilën.

Kaq ishte gjysmë- dita “Mogherini” pas ardhjes nga Beogradi ku shkoi për “anëtarësi në BE” dhe e pranoi Serbinë në Federatën Ruse.

/Veritas.com.al/