Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover po zhvillon konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri në kuadër të misionit vëzhgues për zgjedhjet e 14 majit.

“Do doja të theksoj fjalën ‘vëzhgoj’. Kemi parasysh vëgzhimin para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Secila përiudhë është e rëndësishme

Janë zgjedhjet e 16-ta që vëzhfojmë  që vëzhgojmë në Shqipëri. Kemi patur bashkëpunim shumë të mirë dhe uroj të kemi edhe për këto zgjedhje.

Do të kemi një ekip bazë në Tiranë, prej 13 ekspertësh nga shtetet e OSBE, përfshijnë eksper ligjor, për zgjedhjet dhe politik si edhe dy nga media, një për pakicat kombëtar dhe një coordinator për vëzhuesit afat gjatë. Do ketë po ashtu ekspertë për burimet njerëzore dhe zëvendësi im.

Do të kemi edhe 24 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve. Para zgjedhjeve do të na bashkohen edhe monitoruesit afatshkutër, që do të shpërndahen në vend për të vëzhguar qendrat e votimit.

Për ditën e zgjedhjeve do të jetë edhe një delegacion nga BE dhe KiE. Kemi ardhur këtu pa një axhendë fikse të vendosur më parë, jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet duke parë performancën e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësit.”u shpreh Glover.