Sulmi me raketa pas disa muajsh në kryeqytetin ukrainas, Kiev por edhe në qyetete të tjera si Lvivi, Dnipro e Zaporizhia ka tronditur Ukrainën.

Nga sulmet është goditur dhe konsullata gjermane në Kiev. Ministria e Jashtme Gjermane e ka konfimuar lajmin për presigjiozen “Reuters” ku ka thënë se ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus. Akoma nuk është bërë e ditur nëse sulmi në konsullatën gjermane ka shkaktuar humbje jetësh.

Duket se kjo është hakmarrja e ashpër e komandantit të ri forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin për sulmin e të shtunës në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar në 2014-ën, të cilin presidenti rus Vladimit Putin e quajti akt terrorizmi të Ukrainës.

Nga rrebeshi i raketave që goditën disa qytete të Ukrainë, të paktën 8 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur.