-Të dy zviceranët, që kanë origjinë shqiptare, ndezën tensione me Serbinë dukë u bërë simbole kombëtare-

Futbollistët zviceran, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë rrezikuar të ndezin tensione politike në Ballkan pasia at përdorën simbole kombëtare shqiptare për të festuar golat e tyre kundër Serbisë që u mbyll me rezultatin 2:1 kundër Serbisë në Grupin E në Kaliningrad.

Të dy futbollistët u rritën në Zvicër, e kthyen ndeshjen e të Premtes së prapthi pasi Serbia kishte marrë kryesimin e ndeshjes përmes golit të shënuar nga Aleksandër Mitrovica në gjysmën e parë të ndeshjes.

Të dy futbollistet bënë simbolin e shqiponjës së flamurit shqiptar duke bashkuar duart e hapura; ku gishtat e mëdhenj të dorës bëjnë dy kokat e shqiponjës së zezë në flamurin e kuq shqiptar. Me sa duket ky gjest ka ndezur tensione mes nacionalistëve Serb dhe shqiptarëve Etnik.

Shaqiri ka lindur në Kosovë, ish provincë e Serbisë që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara. Prindërit e Xhakës janë nga Kosova. Babai i mesfushori Arsenal ka qenë i burgosur në burgjet e ish- Jugosllavisë për fushatë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Shaqiri, i cili luan për Stoke City, tha pas ndeshjes se “është thjesht emocion “kur u pyet rreth mënyrës se si e festuan fitoren.

Veritas.com.al/

Xhaka and Shaqiri's double eagle gesture

Image result for Xhaka and Shaqiri goal celebrations bring Balkan politics to World Cup

Image result for Xhaka and Shaqiri goal celebrations bring Balkan politics to World Cup