Njësoj si Brexit dhe Donald Trump, Marine Le Pen mund të sfidojë predikimet nëse bëhet ose jo presidente e Francës në maj të këtij viti- tha strategjisti i Goldman Sachs,  Bobby Vedral; duke shënuar se “politikanët e politikave korrekte e çojnë popullin në gënjeshtrat e sondazheve”.

Kreu i kompanisë Globale “Goldman Sachs’ MarketStrats”,  Vedral tha se tregu është shumë i vetkënaqur mbi zgjedhjet e ardhshme në Francë.

Këtë javë, ai iu dërgoi klientëve analizën e tij me Email,  ku shkruhet: “Ndërsa çështja bazë është se thonë se ajo nuk do të fitojë dhe ky ëhstë naiviteti më i madh”.

Ndërsa bie dakord me sondazhe që thonë se ish bankieri Emmanuel Macron do të jetë president i Francës në Maj; strategjisti  paralajmëron se ka të dhëna në studim se në këtë poikë ngrihen dyshime.

Goldman Sachs Group, Inc. Është kompani financiare shumëkombëshe Amerikanë që është e angazhuar në investimet bankare globale, në menaxhim investimesh, sigurimesh, dhe shërbime të tjera financiare, para së gjithash me klientë institucional.

Goldman Sachs është themeluar në vitin 1869

/Veritas.com.al/