Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Mësohet se tre persona me armë dhe të maskuar kanë marrë një sasi të madhe parash në ambientet e brendshme të aeroportit. Nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes.
Të dhënat e para flasin për një shumë të madhe parash që do transportohej jashtë Shqipërisë nga një prej kompanive që operojnë në sektorin bankar në vend.
Shuma e parave të grabitura nuk dihet ende. Pas largimit nga vendngjarja tre grabitësit kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin tek Ura e Tapizës.
Për momentin nuk ka më shumë të dhëna.
Por ngjan disi paradoksale se si mund të kryhet një grabitje e tillë në një aombient shumë të populluar dhe aq më tepër një ditë pasi policia konfirmoi se në Rinas ishin shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.