Sot është shembur diga që u ndërtua në një nga zonat më tërheqëse turistike të Gramshit.

Bashkia e Gramshit ka marrë vendimin për shembjen e digës së betonit në kanionin e Holtës, ku ishte planifikuar ngritja e një hidrocentrali. Ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët vendas dhe Qeveria u tërhoq nga projekti.

Kryebashkiaku Klodian Tace falenderon institucionet që mbështetën interesin e qytetarëve të Gramshit.

‘Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t’ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëher doja të falënderoja 🙏të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit. Falenderoj🙏 veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze🗣 të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit.

“Iku koha kur Bashkia e Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejojë asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cenon pasuritë natyrore të zonës. Janë pasuri që na i ka falur zoti dhe nuk duhet të keqpërdoren. Bashkia nën drejtimin tim do udhëhiqet gjithmonë drejt interesave qytetare”, thotë Tace.

Kryeministri Rama ka reaguar menjeherë sapo makineritë e rënda kanë nisur punë për shkaterrimin e diges. Ai ka thëne se ‘kishim thënë so nuk do te lejojme shkaterrimin e bukurive te Holtës dhe ja e bëmë. Me ne PO eshte PO dhe Jo eshte jo’, tha kryeministri

 

Veritas.com.al/