Pakistani ka njoftuar planet për të larguar ambasadorin dhe diplomatët e Indisë dhe për të pezulluar tregtinë me shtetin fqinj, teksa janë thelluar grindjet mes dy vendeve mbi territorin e diskutueshëm të Kashmirit.

Kashmiri i administruar nga India është i mbyllur qëkur qeveria Indiane vendosi të Hënën për të hequr disa të drejta të statutit special të rajonit.

Rrjeti telefonik dhe interneti janë ndërprerë që të Dielën në mbrëmje.

Dhjetëra mijëra trupa po patrullojnë rrugët.

Ndërkohë janë raportuar protesta dhe gurë që hidhen, pavarësisht se komunikimi është bllokuar dhe gjendja e shtetrrethimit është vendosur.

VERITAS.COM.AL/