Brigitte Bardot është artistja e fundit e famshme e Francës që bën vlerësime mbi debatet e familjes së këngëtarit të famshëm Johnny Hallyday.

Në një intervistë në radio, legjenda e filmit Bardot kërkoi nga Laetica- e veja e  Hallyday, e cila mban trashëgiminë-  që të  japë disa para për fëmijët e tij të martesës së parë.

Këngëtari David Hallyday dhe aktorja Laura Smet, që u lanë pa asgjë, po kontestojnë vullnetin e babait të tyre.

Johnny Hallyday vdiq në Dhjetor nga një kancer në mushkëri në moshën 74 vjeç.

Brigitte Bardot i tha stacionit francez të radios Europe 1 të shtunën se: “Jam e disgustuar. Në qoftë se do të isha Laeticia, do t’i vija gjërat në vend. Unë do t’i jipja Davidit dhe Laurës gjithçka çfarë meritojnë”.

Sipas ligjit të trashëgimisë së vendit, që daton me Revolucionin Francez, të gjithë fëmijëve duhet t’u jipet afërsisht pjesë të barabarta të trashëgimisë.

Veritas.com.al/

Laura Smet, Johnny Hallyday and wife Laetitia attend party in 2008

(FOTO: Laura Smet (majtas) po konteston shpërblimin e gruas së katërt të Hallyday, Laeticia (në të djathtë)/