Sipas një urdhri të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, që sot mbyllen shkollat parauniveristare, kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, deri më datën 7 Janar. Ministria i referohet edhe ligjit mbi të cilin bazohet për të mbyllur institucionet e edukimit shkollor e parashkollor, që në kushte normale kjo dispozitë ligjore duhej përdorur nga Ministria e Arsimit.

Por sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se situata e krijuar nga virusi i gripit është e rëndë dhe shkon deri në kufi të emergjencës.

Ministra e ka matur shkallën e rrezikshmërisë me numrin e qytetarëve, sidomos të fëmijëve, të paraqitur në qendra shëndetësore për ndihmë kundër virusit të gripit. Por institucioni më i lartë shëndetësor shtetëror nuk jep shifra mbi dyndjen e pacientëve drejt ambulancave.

Ministria lëshon urdhrin për mbylljen e institucioneve shkollore e parashkollore për katër ditët e ardhshme; datë 4, 5, 6 dhe 7 janar.

Pas urdhrit të Ministrisë, Instituti i Shëndetit Publik ka lëshuar një listë me këshilla praktike të rëndomta si të mbrohesh nga gripi, mënyrat  për të teshtirë, të mos pështyhet përtokë, dhe të bëhen vaksina.

/Veritas.com.al/