Një grua nga Texas, Roslyn Corrigan pohon se ish presidenti George H.W. Bush ‘e preku me duar’ kur ishte 16 vjeçe.
Sipas zonjës Corrigan, ngacmimi nga presidenti ndodhi në Nëntor 2003 në një event në The Ëoodlands, Texas. Kjo është gruaja e gjashtë që akuzon publikisht presidentin e 41-të se ‘e ka kapur’ por pa konsensus.
Duke folur për revistën “Time”, zonja Corrigan, e cila është tani në të tridhjetat, tha “Veprimi im i parë ishte absolutisht një horror. Ishte vërtet, vërtet një konfuzion. Gjëja e parë që mendova ishte të kërkoja mamanë time, ndërsa ai po vazhdonte të qëndronte aty, dhe nuk thashë asgjë”, tha Corrigan.
“ Çfarë mund t’i thoshte adoleshentja ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara? Kështu për shembull ‘Hey, tip, nuk duhej të më kishe prekur në këtë mënyrë’”.
Veritas.com.al/