Çmimi Nobel në Fizikë i vitit 2018 i është akorduar një gruaje për herë të parë pas vitit 1963.
Donna Strickland, nga Kanadaja, është gruaja e tretë fituese eçmimit, krahas Marie Curie që fitoi në vitin 1903 dhe Maria Goeppoert-Mayer, që i është dhënë ky çmim në vitin 1963.
Dr Strickland këtë vit e ndau çmimin me Arthur Ashkin, nga Shtetet e Bashkuara dhe me Gerard Mourou, nga Franca.
Akademia Suedeze njohu zbulimin e tyre në fushën e fizikës lazer.
Dr Ashkin zhvilloi teknikën e lazerit të përshkruar si kapja optike, e cila është përdorur në sistemet e studimeve biologjike.
Doktorët Mourou dhe Strickland hapën shtegun për pulset më të shkurtër dhe më intensive që janë krijuar ndonjëherë.
Veritas.com.al/