Lajmi i fotos së Edi Ramës me Barack Obamën dhe akuzat për financim të paligjshëm nga ana e kreut të ekzekutivit shqiptar ka zënë faqet e mediave botërore.
E përditshmja britanike “The Guardian” shkruan se Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë një ankesë penale kundër kryeministrit Edi Rama këtë të hënë, duke e akuzuar atë për kalim në mënyrë të paligjshme 80,000 dollarëve në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, në këmbim të një fotografie.
“Demokratët çuan rastin në Prokurorinë e Përgjithshme, duke thënë se Rama – i cili atëherë ishte kreu i opozitës, ka paguar paratë në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe të SHBA-së.
Javën e kaluar Bilal Shehu, 48 vjeç, shtetas amerikan me origjinë shqiptare, u deklarua fajtor në gjykatë federale në New Jersey për dhënie me dashje të kontributeve të huaja dhe donacioneve për fushatën e Obamës.
Rama ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë nga takimet elektorale të presidentit Obama, apo se ai ka paguar për bileta për ngjarjen San Francisco, edhe pse ai e pranoi se e ka takuar Shehun si “një anëtar të komunitetit shqiptar në New York”.