Gazeta the Guardian me seli në Mbretërinë e Bashkuar shpjegon këtë javë se ti besh te heshtin opinionet jo te pelqyeshme nuk është nje shkelje e lirisë së fjalës sepse “disa debate duhet të mbyllen”.

Ndërsa insiston se censura e ideve është shumë e ekzagjeruar nga mbështetësit e fjalës së lirë, shkrimtarja Martha Gill vazhdon të bëjë argumentimin se mbrojtësit e lirisë së shprehjes kritikojnë: se mbrojtësit e mendimit te grupit kanë të drejtën të bëjnë te heshtin opinionet me të cilat ata nuk bien dakort.

Duke ardhur në mbrojtje të “atyre që mund të duan të mbyllin një debat”, znj. Gill këmbëngul se një masë e tillë nuk është “shenjë e intolerancës” sepse “disa debate duhet të mbyllen”.

“Për dialogun publik që të bëhet ndonjë progres, është e rëndësishme të njohësh kur një debat i veçantë është fituar dhe ta lësh aty “, deklaron ajo në artikullin e saj, me titull sugjestiv: “Fjala e lirë nuk është nën kërcënim. Ajo i përshtatet vetëm fanatikeve dhe harbuteve që sugjerojne kështu. ”

Duke lexuar midis rreshtave, leksioni bëhet: “Ne jemi gjykatësit. Do t’ju tregojmë kur debati ka mbaruar dhe më pas nuk ju lejohet të shprehni mendimin tuaj mospajtues “.

Si shembull te debateve definitivisht të përfunduara, Znj.Gill ofron pozicione absurde për te cilat ajo beson se do të mbledhë një konsensus të gjerë: “nese grate duhet të gjykohen për magjinë, apo nëse pakicave etnike duhet ti lejohet të shkojnë në universitet, ose nëse Toka është e sheshtë. ”

Por znj.Gill dhe redaktorët e saj e dinë se këto nuk janë çështje që debatohen sot dhe këto nuk janë pozicionet që Guardian dhe të tjerët e kastës së priftërinjve të vete-konsakruar e denoncojnë si heretike.

Debatet e vërteta që Guardian dhe te ngjashmit me te do të donin të mbyllnin duke u përqendruar në çështje të vërteta si aborti, ndryshimet klimatike, martesa e të njëjtit seks, emigracioni masiv, teoria xhender, liria fetare dhe ligji i sheriatit, për të përmendur vetëm disa.

Nëse mbani pozicion te gabuar në këto dhe çështje të tjera, censuruesit do t’ju heshtin, sepse ata besojnë se nuk keni të drejtë të mbani pikëpamje të tilla të paqëndrueshme.

“Jo-platformistet nuk janë të frikësuar – ata thjesht mendojnë se disa debate kanë mbaruar. Mund të mos jeni dakort, por kjo nuk do të thotë se ata janë kundër fjalës së lirë, “shpjegon znj.Gill.

Me fjalë të tjera, gardianët tanë të rinj ideologjikë janë pro fjales se lirë, për sa kohë që ky diskutim nuk përmban ide që ata i gjejnë të papranueshme, të papërshtatshme ose të pandriçuara.

Jeni të lirë të mbani dhe shprehni çdo mendim që dëshironi, për sa kohë që ato pajtohen me tonat.

Veritas.com.al/