(Në dokumentet e vjedhur përfhihet gjithashtu- sipas raportimeve- një plan për vrasjen e liderit të Koresë së Veriut,  Kim Jong-un)/

Hakera nga Koreja e Veriut raportohet se kanë vjedhur një ‘dosje” të dokumenteve  ushtarakë nga Koreja e Jugut, duke përfshirë edhe planin për vrasjen e liderit të Veriut, Kim Jong-un.

Rhee Cheol-hee, një parlamentar nga Koreja e Jugut, tha se informacioni ishte nga ministria e mbrojtjes së Koresë së Veriut.

Aty, gjithashtu, përfshihen raporte për komandantët aleatë.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut deri tani ka refuzuar të bëjë komente rreth akuzave.

Zoti Rhee tha se rreth 235 gigabytes të dokumenteve ushtarakë janë vjedhur nga Qendra e të Dhënave të Integruara të Mbrojtjes, dhe 80% e tyre nevojitet që të identifikohen.

Vjedhja ka ndodhur në Shtatorin e vitit të kaluar.

Veritas.com.al/