Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Dermo deklaroi se shërbimet në Postën Shqiptare vijojnë normalisht, edhe pse ky institucion u përball me sulme kibernetike nga hakerët iranianë.
Për gazetarët, Demo deklaroi se po zhvillohet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe ekspertët e Postës Shqiptare.
Demo shtoi se Shqipëria ka bërë progres, sa i takon sigurisë kibernetike.
Është duke u zhvilluar analizë nga AKSHI dhe ekspertët e Postës Shqiptare. Të gjitha shërbimet vazhdojnë normalisht. Nuk ka të dhënë që ka informacione të enkriptuara që janë të paaksesushme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve. Autoriteti i luftës kibernetike i ka kapacitetet dhe i rrit garancitë dita ditës sa i përket integritetit. Jo të gjithë institucionet janë të përfshirë në ombrellën e kësaj mbrojtjeje. Do presim raportin përfundimtar të institucioneve, për atë që ka ndodhur në Postën Shqiptare. Shqipëria ka bërë progresin më të madh në vitet e fundit”, theksoi ai./
Komente