Prokuroria ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”.

Prokuroria e Apelit kërkon nga Gjykata e Lartë që të prishë vendimin e shkallës së dytë si të pabazuar në ligj, dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë të gjykatës për Krime të Rënda, që dënonte me burgime të përjetshme disa prej drejtuesve të kësaj organizate.

Sipas prokurorisë, gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka bërë analizë të shtrembëruar të fakteve objekt gjykimi, duke zhveshur nga akuzat të gjithë anëtarët e kësaj organizate.

/Veritas.com.al/