Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është  qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka raportuar nga vendngjarja duke sjellë detajet. Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes. Një prej viktimave ka dalë nga makina tip ‘Volkswagen’ por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë morën plagë të rënda dhe ndërruan jetë brenda makinës që digjej. Atyre i është bërë pritë mbi urën e Fushë-Krujës nga persona të maskuar që kanë dalë para automjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, RENEA, por edhe drejtues të lartë të uniformave blu. Report Tv ka mësuar një automjet tip Volkswagen Pasat është gjetur në fshatin Larushk, i djegur. Dyshohet se është mjet i atentatorëve.

Policia jep njoftimin zyrtar! Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve

Në automjetin e autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov.

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”.

2 prej viktimave u dogjën në makinë! I pamundur identifikimi.

Nga atentati në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë 3 persona ka zbuluar njërin prej viktimave, Diklen Vata 30 vjeç me precedent penal. Ndërsa 2 viktimat e tjerë nuk janë identifikuar ende pasi janë bërë shkrumb në mjetin e djegur.

Njëri prej viktimave në Fushë-Krujë, Diklen Vata 30-vjeç! I arrestuar më parë për trafik drogë.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Diklen Vata, I arrestuar në vitin 2017 me drogë.

Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine. Vata ishte arrestuar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, iu gjet e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.