Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Prokurori, padinë e ngritur ndaj kryeministrit Edi Rama për korrupsion politik: Fotografinë 80-mijë dollarëshe me Presidentin e SHBA, Barack Obama vite më parë.

 

Deputeti Eduard Halimi shpjegoi se “tani është momenti që prokuroria të thërrasë dhe të marrë në përgjegjësi penale kryeministrin shqiptar, që është i detyruar t’u japë përgjigje pyetjeve . Rama ka konsumuar tre elementë të veprës penale.

 

Të gjitha faktet e mbledhura nga organet ligjzbatuese amerikane tregojnë se paratë kanë ardhur nga Shqipëria, nga banka shqiptare dhe këtë detyrim e ka kryeministri tashmë para organeve shqiptare, që të shpjegojë burimin e parave dhe përfitimin,” tha Halimi.