Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur n sulmin me thika në nj supermarket në Hamburg, Gjermani.

Policia e Hamburgut postoi në Twitter se një i dyshuar për sulmin është arrestuar, por është akoma herët për të përcaktuar motivin.

Gazeta Bild ka publikuar fotografinë e një burri të supozuar si personi që sulmoi me thikë; ai është i mbuluar në gjak.

Gazeta shkruan se sulmi filloi i egër ndaj blerësve në supermarket, derisa u ndalua nga policia.Ai po vepronte i vetëm- konfirmon policia.

Sulmi ka ndodhur në rajonin Barmbek, në veri të qytetit.

Dëshmitarët thanë se sulmi ishte në një degë të Edeka, rrjetit më të gjerë të supermarketeve në Gjermani.

Veritas.com.al/