Sot është hapur Bypass-i i Vlorës. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, ministri Damian Gjiknuri si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishin të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor, që synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik.

Përfundimi iSot është hapur Bypass-i i Vlorës. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, ministri Damian Gjiknuri si dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishin të pranishëm në hapjen e këtij aksi rrugor, që synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik.

Përfundimi i punimeve dhe bërja e aksesueshme e aksit do të ul trafikun e rënduar që krijohet gjatë sezonit veror. Tashmë të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur jugun këtë sezon do të kalojnë nga Baypass i ri. punimeve dhe bërja e aksesueshme e aksit do të ul trafikun e rënduar që krijohet gjatë sezonit veror. Tashmë të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur jugun këtë sezon do të kalojnë nga Baypass i ri.

Ministrja Belinda Balluku tha se në këtë rrugë do të ketë përqendrim të madh të Policisë Rrugore, si dhe do të monitorohet e gjitha me radar. Ministrja tha se rruga mund të përshkohet për 20 minuta. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, tha se ky është një lajm i shumë pritur dhe se rruga do të kalohet më një lehtshmëri shumë të madhe. Rama theksoi se ky udhëtim fut në klimën e pushimit çdo vizitor për shkak të pamjes panoramike.

Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekti janë parashikuar ndërtimi i 5 ura, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.