Kjo është legjislatura e tretë katër- vjeçare që kur ka nisur aplikimi i projektit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, që lidh Tiranën me Dibrën dhe më tej me Mqedoninë.

Edhe pse ka disa kohë që ka nisur si projekt, rruga e Arbrit akoma nuk ka mbaruar.

Gjatë fushatës elektorale parlamentare të 25 qershorit, kërkesa e dibranëve për ndërtimin e rrugës u kthye thuajse ne ‘causis’ politik. Partia Socialiste, që më vonë erdhi në pushtet, vuri garanci se do të ndërtojë Rrugën e Arbrit ‘në qoftë se jepni votat’.

Qeveria ka vendosur që Rruga e Arbrit të ndërtohet me koncesion. Sot është hapur gara për të aplikuar kompanitë e interesuara për të kryer investimin.

Mësohet se vlera e shpallur për ndërtimin e autostradës është 33.4 miliardë lekë. Kompania fituese do përcaktohet dy muaj pas shpalljes së ofertave, ndërsa mësohet se kalimi në këtë rrugë do të jetë pa pagesë.

Veritas.com.al/