Këtë të mërkurë ka nsiur punën spitali qendror në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në “Facebook” se ky spital ka filluar punë me shtatë shërbimet e para, për të vijuar me pas me të gjitha shërbimet, që mund të ofrojë një qendër e tillë.

Ky investim i ri shton Rama do të garantojë cilësi dhe shërbim më të mirë për qytetarët shqiptarë.

“Hapet SPITALI QENDROR në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me 7 shërbimet e para mjekësore, teksa vijon plani i transferimit të plotë të të gjithë shërbimeve, për të garantuar cilësinë më të mirë të shërbimit për pacientët në këtë spital ultramodern”, shruan Rama.