Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i vendosur për të bërë hartën e re gjyqësore, pavarësisht kostove politike që mund të ketë. Për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Manja u shpreh se kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
“Cilado të jenë kostot politike, harta ere gjyqësore është mekanizimi i duhur dhe një nga zgjidhjet më të mira të mundshme. Ne kishim shqetësim për ofrimin e shërbimeve administrative gjyqësore, do ngelin sekretaritë dhe arkivat në ato struktura ekzistuese ku janë sot. Harta ka në thelb përqendrimin e trupës gjyqësore. Sot jemi para faktit që për shkak të stokut të krijuar, qytetarët nuk e marrin drejtësinë në kohë, harta e re gjyqësore është një nga mekanizmat për të rritur aksesni e qytetarëve në drejtësi. Me KLGJ jemi në rezonancë të plotë”, tha ministri Manja.