UPDATED:

Producenti kinematografik, Harvey Weinstein, është dorëzuar te autoritetet policore për t’iu përgjigjur akuzave mbi përdhunimin e një gruaje dhe se ka detyruar të tjetër të kryejë me të seks oral. Sipas CNN, prokurori i Manhatanit, ka gati për të një akuzë për përdhunim të shkallës së parë dhe të tretë dhe të akteve seksuale të gradës së parë. Weinsiein është nën hetim për akte të ngjashme edhe në Los Anxheles dhe Londër.

Avokati i tij në Nju Jork, Benjamin Brafman, nuk ka dashur as të komentojë e as të konfirmojë nëse klienti i tij ka pasur vërtet qëllim të dorëzohet, duke u kufizuar të deklarojë që Weinstein është në këto momente shumë “i vetmuar dhe i dëshpëruar”.

Akuza kundër producentit, është e lidhur me denoncimin e paraqitur para disa kohësh nga aktorja Lucia Evans, e cila ka treguar për shtypin se është përdhunuar nga Weinstein në 2004-ën.

Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime. Kjo përbën herën e parë që ndaj tij formulohet një padi, që kur akuzat u shfaqën për herë të parë, duke nxitur që prej asaj kohe lëvizjen “#MeToo”.

 

 

Image result for harvey weinstein

 

Harvey Weinstein pritet që të kthehet vetë, sot e Premte, në Policinë e New York nën akuzën se ka përdhunuar një grua dhe ka detyruar një grua tjetër për që të kryejë seks oral me të, tha për CNN një burim i afërt

Prokurorët e Manhattan do ta ngarkojnë Weinstein me akuzën për përdhunim të gradës së parë dhe të tretë, sipas burimit.

Avokati i Weinstein, Benjamin Brafman, të enjten nuk pranoi të komentojë mbi atë nëse klienti i tij do të kthehej vetë apo jo.

Producenti i turpëruar i Hollyëood ndodhet gjithashtu nën hetim për krimin e dyshuar seksual në Los Angeles dhe London. Prokurorët e seksit në New York kanë nisur hetimet mbi krimin seksual duke përfshirë Ëeinstein, raporton gazeta Wall Street Journal.

Policia e New York-ut ka konfirmuar akuza të besueshme për  përdhunim, ndaj Weinstein pas akuzave nga aktorja Paz de la Huerta e “Boardwalk Empire” që ka thënë se Weinstein e ka përdhunuar dy herë në një apartament në Neë York në fund të vitit 2010.

Karriera e manjatit nisi të rrëzohet Tetorin e kaluar kur akuzat për ngacmim seksual plasën si bomba në ‘’The New York Times”, dhe “New Yorker”.

Veritas.com.al/