Une kam patur fatin e madh qe gjate shkolles se mesme 72-75 te kem lozur si recitalist (amator) ne skenen e Teatrin Popullor.

Kam patur fatin e Madh qe kam njohur nga afer Pjeter Gjoken, Kadri Roshin, Prokop Mimem, Marie Logoreci, Behije Celen,Liza Vorfin, Besa Imamin,Pavlina Manin,Sulejman Dibren,Bujar Lakon, Shkelqim Bashen, te madhin Robert Ndreniken. Roland ,legjenden Reshat Arbana, Trebicken, Anastas, Kristoforin, regjisorin Piro Mani, skenografin Agim Zajmi, dhe shume e shume yje te tjere qe nuk po ua përmend emrin.

Di me detaje çdo skute te këtij teatri. Dikur dhe une kam konkuruar per aktor,fitova, por nuk shkova ne shkolle se kisha lenden e Marksizmit 5-se.

Nuk po merrem se kush hynte ne ate shkolle, shqiptaret e mi ishin por ata e deshën Partine dhe shokun Enver me shume se sa unë, dhe per ketë kishin dhënë prova..

Unë nuk dua kurrë qe te shembet ai teater, te ruhet si muze, dhe te ndërtohet një i ri, por me vjen çudi se ajken e artistave qe heshtin e konsiderojne si te shitur dhe kauzen per mbrojtjen e teatrit e kane mare disa qe nuk kane shkelqyer kurre ne skene.,

Me sa duket tani kane gjetur rolin e vërtetë qe u shkon për te “luajtur” Shkak për këtë shkrim u be se tek organizatoret shikoj dhe një ish themelues te PD-se i cili dy dite para se te krijohej Partia Demokratike i kërkoi Drejtorit te Turizmit dhe sekretarit tim te Partisë tek 15 katshi shkarkimin tim nga puna se isha bashkuar me thirrjet per përmbysjen e komunizmit.

-Eshte irredentist-kishte thënë dhe nuk don shokun Enver. Këtë ne ate kohe ia kam thënë dhe doktor Berishes. Dhe mua me dhembin sytë kur e shikoj ate lango qe proteston se e di mire qe atij nuk i dhimbset teatri. Teatri Popullor është nje Magji, dhe ate duhet ta ruajmë, por magjite tona i prishin skenaret e ish komunisteve dhe shërbëtorëve te tyre.

Veritas.com.al/